image Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, në proces pritet dëshmia e 12 personave

Drejtësi

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, në proces pritet dëshmia e 12 personave

news image

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurve të akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” në rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika.

Gjatë fillimit të procesit, njëri nga të akuzuarit, Haki Bela, është deklaruar i pafajshëm.

Në kuadër të këtij procesi janë paraparë të dëgjohen 12 dëshmitarë, mes tyre Nehat Lika, Sabedin Laçi, Pajazit Elezi, Armend Raka, Driton Dardhishta, Adriatik Vishi, Egzon Tusha, Elmedin Raka, Xhelal Çaka, Hamit Reçica, Nderim Osmani dhe Violeta Mulaku.

Gjatë seancës është bërë e ditur se dëgjimi i dëshmitarëve do të zhvillohet në vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, në kuadër të procedurave për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë me paraqitjen e provave dhe dëshmive të palëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/