image Nis gjykimi për rastin e sulmit në Ibër-Lepenc, tre të akuzuarit mohojnë fajësinë

Drejtësi

Nis gjykimi për rastin e sulmit në Ibër-Lepenc, tre të akuzuarit mohojnë fajësinë

news image

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin që lidhet me sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut, ndërsa tre të akuzuarit kanë përsëritur se nuk ndihen fajtorë për veprat që u ngarkohen.

Në seancën e së enjtes, vëllezërit Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq, së bashku me Igor Dimoviqin, u deklaruan sërish të pafajshëm para trupit gjykues.

Ky nuk është deklarimi i tyre i parë, pasi të njëjtin qëndrim e kishin mbajtur edhe në seancën fillestare të zhvilluar më 16 shkurt 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/