image Nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Osmani bën hapjen

Kosovë

Nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Osmani bën hapjen

news image

Me iniciativë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka filluar punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë  në Prishtinë ,një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës që do vazhdojë edhe nesër.

Forumin e hapi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është njoftuar se do te diskutohen sfidat për gratë dhe synimin për të gjetur zgjidhje. Janë rreth 400 pjesëmarrës dhe 126 folës, nga 33 shtete dhe 6 kontinente.

Pas fjalimit të Presidentes Osmani, përmes një videoje sekretari SHBA-ve, Antony Blinken, i adresohet Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

/GazetaSinjali/