image Nis festa në qytetin e Ali Ahmetit

Rajon

Nis festa në qytetin e Ali Ahmetit

news image

Simpatizantët e koalicionit “Fronti Evropian” kanë dalë në rrugë për të festuar.

Pas Tetovës, rendi i erdhi edhe Kërçovës, qytetit ku ka lindur lideri i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti.

Kandidatja e partisë opozitare, Gordana Silanovska-Davkova, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, përderisa kundërkandidati i saj, Stevo Pendarovski, pranoi humbjen.

Më 8 maj, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Davkova ka fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq Pendarovski ka arritur të marrë rreth 30 për qind të votave.

/GazetaSinjali/