Ka nisur biseda telefonike mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, thotë Shtëpia e Bardhë.
Biseda telefonike po zhvillohet për të shmangur përpjekjet në atë që ShBA-të po e quajnë rrezik të një sulmi rus në Ukrainë, thotë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
“Thirrja po realizohet nëpërmjet një linje të sigurt mes presidentit Biden me presidentin rus, Putin” u tha një zyrtar gazetarëve.
Thirrja midis dy liderëve vjen disa orë pasi ShBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika shtohet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.
Putin dhe Biden folën për herë të fundit në telefon në fund të vitit të kaluar. Para kësaj, më 7 dhjetor, ata kishin negociuar përmes video-konferencës.