image Nipi i Demë Elshanit i drejtohet Prokurorisë për kallëzimin penal: I qëndroj prapa, familja Buquku ma kërcënoi babain

Drejtësi

Nipi i Demë Elshanit i drejtohet Prokurorisë për kallëzimin penal: I qëndroj prapa, familja Buquku ma kërcënoi babain

news image

Kallëzimi penal i Demë Elshanit kundër Enver, Jeton dhe Egzon Buquku, lidhur me një borxh të pretenduar prej rreth 2 milionë eurosh, pas publikimit të artikujve nga Sinjali u raportua se erdhi si rezultat i gjoja shantazhit nga Demë Elshani kundrejt nipit të tij, Qëndrimit. Ky i fundit u deklarua dhe e mohoi një gjë të tillë, teksa i është drejtuar edhe Prokurorisë Themelore në Pejë me një letër, raporton Gazeta Sinjali.

Ishte babai i Qendrimit, Xhevdeti, i cili përmes iu drejtua fillimisht Prokurorisë Themelore në Pejë, duke akuzuar Demën për shantazh ndaj të birit teksa ka thënë se nuk është e vërtetë që familja Buquku ka obligime financiare ndaj tij.

Por, i biri i tij, në letër thotë se i qëndron kallëzimit penal që e ka dorëzuar, ndërsa e arsyeton babain e tij se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se siç thotë ai, ka qenë i kërcënuar nga familja Buquku.

Ndryshe, Sinjali ka dërguar edhe pyetje në Prokurori, nëse është ndërmarrë ndonjë veprim deri më tash lidhur me rastin, por akoma nuk kanë kthyer përgjigje.

Në artikullin e mëposhtëm gjeni detajet e raportimit të Sinjalit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/