image Ngujoi për 6 vite fëmijët dhe gruan, lihet në burg kryefamiljari në Tiranë

Shqipëri

Ngujoi për 6 vite fëmijët dhe gruan, lihet në burg kryefamiljari në Tiranë

news image

Gjykata ka lënë në arrest në burg Gjergj Laçin, 52 vjeçarin që akuzohet se ka ngujuar për 6 vite në shtëpi gruan dhe dy djemtë e tij.

Familja nga Dibra mbijetoi në këtë banesë të kthyer në ngrehinë ku mungojnë kushtet bazike. Pa energji elektrike, ata jetonin me ushqime të falura që gatuheshin në zjarr.

Dy djemtë megjithëse dëshironin të arsimoheshin më tej, nuk u lejuan nga i ati që të ndiqnin gjimnazin. 52 vjeçari u arrestua 2 ditë më parë për dhunë në familje. Sipas autoriteteve ai i mbylli në banesë bashkëshorten dhe dy djemtë e mitur për shkak të bindjeve radikale.

52-vjeçari përdori motive të ndryshme për të mos lejuar as gruan dhe as djemtë që të kapërcenin gardhin. “Do sëmureni nga Covidi”, “do t’ju vrasin” këto ishin disa nga pretendimet e tij për t’i mbullur familjarët në shtëpi.

Babai i Gjergj Laçit, ka deklaruar se i biri është me probleme të shëndetit mendor por sipas tij nuk e ka dhunuar asnjëherë bashkëshorten dhe fëmijët.

/GazetaSinjali/