Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike i Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot takimin e parë të rregullt për vitin 2020, ku është diskutuar në lidhje me nivelin e sigurisë kibernetike gjatë vitit të kaluar si dhe aktivitetet dhe masat që janë marrë lidhur me këtë çështje.
Zëvendësministri në detyrë i MPB-së, Selami Shkodra, njëherësh Koordinator Kombëtar i Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike inkurajoi pjesëmarrësit që të vazhdohet më tutje me aktivitetet e tilla, pasi që ngritja e sigurisë kibernetike në gjitha institucionet publike është e domosdoshme.
Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra theksoi se siguria kibernetike vazhdon të jetë me prioritet të lartë në agjendën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Gazeta Sinjali/