image Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që sulmoi dhe kërcënoi dy persona në një parking në Prishtinë

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që sulmoi dhe kërcënoi dy persona në një parking në Prishtinë

news image

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj burrit të dyshuar për incidentin që ndodhi në një parking në Prishtinë, ku sulmoi dhe kërcënoi dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, pranë gjykatës kompetente”, ka thënë Ulaj.

I dyshuari Bekim Catot po hetohet për veprat penale “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Catot e ka pranuar gjatë intervistimit veprën me të cilën ngarkohet dhe më pas është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i njëjti dyshohet se edhe e ka kanosur njërën nga viktimat, duke i thënë se “kom me t’vra”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/