image Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit për dhunimin seksual të 16-vjeçares në Viti

Kosovë

Drejtësi/ Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit për dhunimin seksual të 16-vjeçares në Viti

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H., për veprën penale ‘’dhunim’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 13 prill e ka dhunuar seksualisht 16-vjeçaren në një shtëpi të pabanuar në komunën e Vitisë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.H., më 13 prill 2020, rreth orës 11h, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 16 vjeçare, në atë mënyrë që pasi njoftohen përmes rrjetit social ‘’Snapchat’’, duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe nën premtimin se do të martohet me të, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën edhe përkundër faktit se e njëjta kishte refuzuar”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri E.H., gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 17 prill 2020./Gazeta Sinjali/