image Ngritet aktakuzë ndaj shtatë truqve në Maqedoni, falsifikuan dokumentet

Rajon

Rajoni/ Ngritet aktakuzë ndaj shtatë truqve në Maqedoni, falsifikuan dokumentet

news image

Prokuroria Themelore e Ohrit ngriti aktakuzë kundër shtatë shtetasve të Turqisë, për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Nga Prokuroria informojnë se shtetasit e dyshuar turq, të cilët janë në lidhje farefisnore, dje në aeroportin e Ohrit gjatë prezantimit të dokumenteve për fluturimin Ohër-Luton kishin përdoruar pasaporta të falsifikuara izraelite. Me të dyshuarit ishin edhe dy fëmijë të lindur në vitin  2014 dhe 2006.

“Gjashtë prej të dyshuarve me dy fëmijët kishin hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme, nga Republika e Shqipërisë përmes vendkalimit kufitar Qafë – Thanë. Një nga të dyshuarit në shtet kishte hyrë më 19 janar përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë nga Republika e Bullgarisë”, thuhet në aktakuzë.

Prokurori dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit, përderisa për dy persona, nëna të fëmijëve, kërkoi që gjykata të përcaktojë masa të kujdesit – marrjen e dokumenteve./Gazeta Sinjali/