image Ngritet aktakuzë ndaj Bardhyl Zeqirit, të dyshuarit për vrasjen e Ismajl Canës në Gjilan

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj Bardhyl Zeqirit, të dyshuarit për vrasjen e Ismajl Canës në Gjilan

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Bardhyl Zeqirit, të dyshuarit për vrasjen e Ismajl Canës, më 24 qershor të këtij viti në kafenenë “VivaLa”, në Gjilan, merr vesh Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës të siguruar nga Gazeta Sinjali, Bardhyl Zeqiri dyshohet se më 24 qershor të vitit 2021, rreth orës 13:10, në kafeterinë “VivaLa”, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Ismajl Canën.

Zeqiri dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishte pasur me Canën, e ka goditur atë me thikë dhe për shkak të plagëve të marra, ky i fundit nuk ka arritur të mbijetojë. 40-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/