image Pamjet e publikuara nga Sinjali/ Ngritet aktakuzë ndaj Haris Kelmendit për keqtrajtimin e të riut brenda stacionit policor

Drejtësi

Pamjet e publikuara nga Sinjali/ Ngritet aktakuzë ndaj Haris Kelmendit për keqtrajtimin e të riut brenda stacionit policor

news image

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit policor Haris Kelmendi për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe për veprën penale “pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”. Pëveç tij, aktakuza është ngritur edhe ndaj Agon Hysenit, i dyshuar po ashtu për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Aktakuza kundër tyre është ngritur pas pamjeve të publikuara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali ku shihet Haris Kelmendi derisa keqtrajton një të ri brenda stacionit policor, në vitin 2018.

Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, më 02.04.2021, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet H.K., në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të KPRK-së dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga 386 të KPRK-së, si dhe ndaj personit me inicialet A.H., në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Gazeta Sinjali në fund të janarit publikoi pamje skandaloze të keqtrajtimit të një 18 vjeçari në vitin 2018 nga Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Ajo çfarë e bën edhe më skandal këtë krim është se video-incizimi i keqtrajtimit ishte shpërndarë nga vetë Haris Kelmendi te dhjetëra zyrtarë policorë, në mesin e tyre një rreshter dhe një toger, mirëpo asnjëri nga këta, asnjëherë, nuk kishte reaguar e as denoncuar krimin e kolegëve të tij.

Krimi i Haris Kelmendit jo vetëm që nuk u parandalua, por viktima u shndërrua në objekt talljeje dhe argëtimi edhe për zyrtarët tjerë policorë që e filmuan goditjen.


/GazetaSinjali/