image Ngriten temperaturat, sot dhe nesër mot me diell

Kosovë

Ngriten temperaturat, sot dhe nesër mot me diell

news image

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.

Sipas IHK Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur  një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë.

/GazetaSinjali/