image Ngriten 79 aktakuza ndaj 89 personave për vepra të ndryshme penale

Kosovë

Ngriten 79 aktakuza ndaj 89 personave për vepra të ndryshme penale

news image

Në 24 orët e fundit, Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë ngritur 79 aktakuza ndaj 89 personave për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, 11 persona të dyshuar janë ndaluar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave të dyshuar.

Raporti për prokurorit themolore:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

/Gazeta Sinjali/