image Ngriten 29 aktakuza ndaj 31 personave brenda 24 orëve në Kosovë

Drejtësi

Ngriten 29 aktakuza ndaj 31 personave brenda 24 orëve në Kosovë

news image

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë ngritur 29 aktakuza ndaj 31 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë ndaluar edhe 10 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 8 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

/Gazeta Sinjali/