Këto janë disa nga ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme:
09:00
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve merr pjesë në Marshin e organizuar dhe bën homazhe pranë Obeliskut të të Zhdukurve. (“Zahir Pajaziti” deri tek Obelisku në sheshin “Ibrahim Rugova”)
09:30
Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit”, me rastin e 70-vjetorit të Konventës së Gjenevës dhe Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve do të mbajë protestë paqësore në Prishtinë. (Marshi fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
10:00
Bëhet prezantimi i shërbimit SES në, me të ftuarën nga Bonn, Ute Sonnen, e cila do të flas për mundësitë e angazhimit të SES në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Promovohet libri “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, me rastin e mbajtjes së afatit të dytë të Provimit të Maturës, vizition Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime. (Shkolla e Mesme Profesionale, Shtime)
11:00
Dogana e Kosovës shënon 20-vjetorin e themelimi. Merr pjesë dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Dogana e Kosovës)
11:00
Policia e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me sigurinë në trafikun rrugor. Do të jepen detaje rreth aktiviteteve dhe masave që do të ndërmerren me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. (Objekti i Administratës së Policisë së Kosovës, Prishtinë)
13:00
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) nxjerr në konsultim publik Koncept-Dokumentin për Skemën e Ndihmës Sociale. Merr pjesë dhe ministri në detyrë, Skender Reçica. (MMPS, Prishtinë)