image Ngjarjet e datës 30 janar

Njoftim/ Ngjarjet e datës 30 janar

news image

Ngjarjet kryesore të ditës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim përfaqësues të Bankës Botërore. (Zyra e kryetarit në Gjilan, ora 09:00).

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon tryezën “Angazhimi i studentëve në projekte të qyteteve në zhvillim”. (Qendra për Zhvillim të Karrierës e UP-së, ora 10:00).

Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00).

Lëvizja FOL do të bëjë publike gjetjet rreth ndërtimit të “Autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00).

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban tryezën “Transparenca dhe llogaridhënia në universitete publike”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00).

Bëhen  homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati. (Fshati Gurrakoc, ora 11:00).

Presidenti Hashim Thaçi pret në takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell  Fontelles. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00).

Shënohet 30-vjetori i rënies së dëshmorëve të parë të Llapushës në demonstratat e 30 janarit të vitit 1990. (Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ora 12:00).

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencë. (Zyrat e PDK-së në Prizren, ora 11:00).

Promovohet libri “Qytetet e Ilirisë” i Gani Mehmetajt. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00).

Mbahet ceremonia e shpalljes “Sportisti i vitit 2019” në hendboll. (“Sheshin 21”, ora 17:00). /Gazeta Sinjali/