image Ngjarjet e datës 12 nëntor

Kosovë

Ngjarjet e datës 12 nëntor

news image

Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe u.d. të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, vizitojnë Klinikën Infektive. (Klinika Infektive, QKUK, ora 07:45)

Pas vizitës në Klinikën Infektive, kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj pronocohen për medie. (Para Klinikës Infektive, QKUK, ora 08:15)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ku do të bëhet nënshkrimi i Udhëzimit Administrativ për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme. (Agjencia Kadastrale e Kosovës, Prishtinë, ora 09:15)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën e re plenare. Në rend dite janë interpelancat e kryeministrit Avdullah Hoti, me kërkesë nga Grupi Parlamentar i VV-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetje nga USAID/Programi i Qeverisjes Ekonomike në Kosovë, organizon një forum virtual, për të promovuar franshizimin, si një model biznesi në Kosovë. (Transmetimi: Facebook.com/AmChamKosovo dhe Facebook.com/, ora 10:00)

Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndihmon me pajisje mbrojtëse për Covid-19 Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (QKMF, Mitrovicë, ora 10:00)

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti mban konferencë për medie. (Objekti i BQK-së, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze. (Objekti i Komunës, Prizren, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Podujevë, mban konferencë për medie. (Ish-hotel “Besiana”, Podujevë, ora 12:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizon konferencë për media lidhur me gjendjen e krijuar në vend pas masave të reja të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Zyret e reja të Odës së Afarizimit të Kosovës, në Breg të Diellit, Rruga Gazmend Zajmi, ora 14:00)./Gazeta Sinjali/