image Ngjarje tragjike në Vlorë/ Nipi vret xhaxhain dhe më pas veten

Shqipëri

Ngjarje tragjike në Vlorë/ Nipi vret xhaxhain dhe më pas veten

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën pasditen e sotme. Në fshatin Mekat të Vlorës, një i ri me inicialet G.K., ka privuar nga jeta xhaxhain e tij me inicialet J.K, e më pas edhe veten, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Shqipërisë njofton se vrasja dhe vetëvrasja dyshohet se janë kryer me armë gjahu.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./GazetaSinjali/