image Ngjarje tragjike në Shkodër, zjarri përfshin lagjen, humb jetën 13-vjeçarja

Rajon

Shqipëri/ Ngjarje tragjike në Shkodër, zjarri përfshin lagjen, humb jetën 13-vjeçarja

news image

Një zjarr ka rënë në lagjen ku banon komuniteti rom në qytetin e Shkodrës. 13-vjeçarja Gj.Dashi ka vdekur pas djegieve të pabërballueshme që i mori.

Vetëm pasi kanë vënë re mungesën e vajzës, familjarët kanë nisur kërkimet dhe pastaj e kanë gjetur në një prej barakave të familjes Dashi.

Flakët janë përhapur në pak minuta duke përfshirë disa baraka ku strehoheshin disa familje.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të jetë një pajisje ngrohëse. /Gazeta Sinjali/