image Ngjarje e rëndë në Komoran: Vetura bie në lumë, një person shpëton e tjetri vdes
[wp-story id="814678"]

Siguri

Ngjarje e rëndë në Komoran: Vetura bie në lumë, një person shpëton e tjetri vdes

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar dy ditë më parë, më 24 mars në Komoran, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet tregojnë se në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Komoran, një veturë me targa vendore derisa ishte në lëvizje ka rënë në lumë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Zjarrfikësit derisa u konstatua se në veturë ishin dy persona, vozitësi dhe një pasagjer.

Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa pasagjeri, u nxjerr nga lumi pa shenja jete. Vdekjen e tij e konstatoi edhe mjeku. /Gazeta Sinjali/