image Ngjarje e rëndë, ish-futbollisti i skuadrës italiane tenton të bëjë vetëvrasje

Futboll

Ngjarje e rëndë, ish-futbollisti i skuadrës italiane tenton të bëjë vetëvrasje

news image

Një ngjarje e rëndë ka shokuar botën e futbollit pasi ish-futbollisti Waldemar Victorino tentoi të vetëvritej të hënën mbrëma.

Ai është shtruar në qendrën e trajtimit intensiv të Shoqatës Spanjolle të Ndihmës së Ndërsjellë në një gjendje delikate ku edhe pse u dërgua në spital me shenja jete mundësitë për të mbijetuar janë thuajse zero, pasi mjekët kanë informuar se truri i tij ka vdekur, raporton Sport 890.

Ish-sulmuesi i Cagliarit raportohet se po kalonte një periudhë vështirësie ekonomike në ditët e fundit të jetës.

71-vjeçari uruguaian, karakterizohej për shpejtësinë e tij, si dhe luajti për disa skuadra, ku ndër to edhe për Progreso, River Plate, Deportivo Cali, si dhe veshi fanellën e Cagliar-it.

/GazetaSinjaliSport/