image Ngjarje e rëndë: Gjendet pa shenja jete një 21-vjeçar në Pejë

Siguri

Ngjarje e rëndë: Gjendet pa shenja jete një 21-vjeçar në Pejë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Novosellë të Pejës, ku një 21-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktimën e ka gjetur të vdekur vëllai i tij, në dhomën e fjetjes, kur kishte shkuar për ta zgjuar.

I ndjeri ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është konstatuar vdekja e tij, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/