Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Gjilanit, ku dyshohet për një vrasje, raporton Sinjali.
Sinjali ka mësuar se një person është vrarë në Gjilan dhe se policia dhe prokuroria po merren intensivisht me rastin.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti dhe detajet e tjera, por Sinjali po pret për një konfirmim të plotë nga ana e Policisë.
Sipas informacioneve të para në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitë Policore si dhe ambulanca.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.