Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Klinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sinjali ka mësuar se një person është qëlluar për vdekje në një lokal në qendër të Klinës dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur, me ç’rast është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.