image Ngjarja në Elbasan, policia jep detaje: 24-vjeçari po i vendoste eksploziv një mjeti, por i shpërtheu në duar

Shqipëri

Ngjarja në Elbasan, policia jep detaje: 24-vjeçari po i vendoste eksploziv një mjeti, por i shpërtheu në duar

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pas shpërthimit të lëndës plasëse, që dyshohet tritol.

Policia bën me dije se i riu ka tentuar që lëndën plasëse ta vendosë në një makinë, por i ka shpërthyer në duar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, ku dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

/GazetaSinjali/