image Ngjarja e trishtë në Gjilan, një muaj paraburgim për personin e dytë që dyshohet se e dhunoi 14-vjeçaren

Drejtësi

Ngjarja e trishtë në Gjilan, një muaj paraburgim për personin e dytë që dyshohet se e dhunoi 14-vjeçaren

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit edhe për të pandehurin e dytë Sh. H., duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, i dyshuar për veprën penale “dhunimi”, shkruan Gazeta Sinjali.

I pandehuri Sh. H., dyshohet se me veprimet e tij ka detyruar të miturën, të kryej akt seksual, në njërën nga dhomat e motelit, pasi që një gjë të tillë e ka bërë edhe shoku i tij Sh. J.

Me këto veprime i pandehuri Sh. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, i njëjti është prind i pesë fëmijëve, por nuk ka pranuar të deklarohet në polici.

Ndryshe, dje gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Sh. J., i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Gazeta Sinjali ka publikuar rrëfimin ekskluziv të një personi të afërt me 14-vjeçaren, që ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja. Këtë rrëfim dhe detaje të tjera që lidhen me rastin mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme.

/GazetaSinjali/