image Ngjarja e trishtë në Gjilan, 70-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e mbesës ende në arrati

Siguri

Ngjarja e trishtë në Gjilan, 70-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e mbesës ende në arrati

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një rast të trishtë që ka ndodhur në Gjilan, ku një e mitur nga Prishtina është sulmuar seksualisht nga daja i nënës së saj, i moshës 70-vjeçare. Rasti e ka tronditur familjen nga Prishtina, me ç’rast babai i viktimës ka vendosur ta denoncojë në Polici.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari S.D., 70-vjeçar ende nuk është kapur nga Policia. Ndërkohë në stacionin policor të Gjilanit është bërë kërkesë që të kërkohet i dyshuari në adresën e banimit të tij në Gjilan dhe të njoftohen të gjitha njësitë policore për ndalimin e të njëjtit.

Lidhur me rastin, viktima e moshës 14-vjeçare është intervistuar nga hetuesit policorë, në prani të prindit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ku ka dhënë versionin e saj se si u përball me sulmin seksual nga familjari.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mes datës 7 dhe 8 maj, në Gjilan, prej nga vjen i dyshuari.

Kujtojmë se janë rritur rastet kur të miturat janë viktima të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve nga persona të moshës së shtyer.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që kryen këtë vepër ndaj personit nën moshën 16 vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/