Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje tragjike që dyshohet se ndodhi në Brod të Shtërpcës, ku një burrë u dërgua pa shenja jete në spital, pasi sipas informacioneve të para, vdiq si pasojë e dhunës brutale që ka përjetuar nga i biri.
Personi që humbi jetën sipas burimeve brenda Emergjencës është Izet Avdiu, i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që dyshohet se i pësoi si pasojë e goditjeve.
I ndjeri ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, por fatkeqësisht intervenimet kanë qenë të pasuksesshme.
Sipas informatave të para, edhe gruaja e viktimës, ndodhet në Emergjencë dhe ende nuk dihet për gjendjen e saj shëndetësore.
Siç mëson Sinjali, Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe së shpejti pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.
Gazeta Sinjali ka tentuar ta konfirmojë rastin edhe nga Policia rajonale në Ferizaj, por ende s’ka marrë përgjigje.