image Ngjarja e rëndë për familjen Avdiu në Shtërpcë, ky është burri që u dërgua pa shenja jete në spital

Siguri

Ngjarja e rëndë për familjen Avdiu në Shtërpcë, ky është burri që u dërgua pa shenja jete në spital

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje tragjike që dyshohet se ndodhi në Brod të Shtërpcës, ku një burrë u dërgua pa shenja jete në spital, pasi sipas informacioneve të para, vdiq si pasojë e dhunës brutale që ka përjetuar nga i biri.

Personi që humbi jetën sipas burimeve brenda Emergjencës është Izet Avdiu, i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që dyshohet se i pësoi si pasojë e goditjeve.

I ndjeri ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, por fatkeqësisht intervenimet kanë qenë të pasuksesshme.

Sipas informatave të para, edhe gruaja e viktimës, ndodhet në Emergjencë dhe ende nuk dihet për gjendjen e saj shëndetësore.

Siç mëson Sinjali, Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe së shpejti pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Gazeta Sinjali ka tentuar ta konfirmojë rastin edhe nga Policia rajonale në Ferizaj, por ende s’ka marrë përgjigje.

https://sinjali.com/krim-ne-nje-familje-ne-shterpce-djali-rrah-per-vdekje-babain/

/GazetaSinjali/