Ofendimet dhe komentet negative në profilet e të famshmëve shqiptarë janë bërë goxha të shpeshta.
Por të shpeshta po bëhen edhe rastet kur vet protagonistët po i publikojnë ato duke zbuluar identitetin ‘’e ofenduesit’’ në rrjete sociale.
Me një të tillë u përball së fundmi edhe Rozana Radi.
Vajza i kishte shkruar një koment ofendues, të cilin Rozana vendosi t’ia tregojë të gjithëve duke i kthyer një mesazh të gjatë ndjekëses.
“Ngelët të gjitha beqaret me qen dhe ne mace”. Ky koment i ka rënë në sy edhe Rozanës e cila shkruan:
“Beqare mos je vet shpirt se un se mbaj mend sa shume kohe ka kaluar kur kam qene, por edhe po te ishe cte hyn ne xhep ty qeni, macia, ime …. ty kur te solli nena ne jete cfar te mesoj? Ti besh llogarin te tjereve?!.Pse jeni kshu moj aman ! Gra qe han grat! C’fare mllefi ke qe rri ne insta e te del pune me punet e botes. Bej palester ose bej dicka qe te djersitesh se cliron energjit negative mos i nxirr ketu me emer dhe mbiemer se ja tani per dreq do te marrin portale! Edhe po e hoqe ti i kam bere foto un dhe do ta hedh ne story. Pse do te deshtosh nr daljen tende te pare Ose me mire degjo mua, hap nje profil fallco dhe opaaaa bjeri te gjitha grave, qeneve, maceve edhe zogjve po pate fuqi…. bjeri.moj cte plasi se me adres fallco do jesh. #graqehanegra #turp”.-shkruan Rozana në koment.
Më pas ajo e ka ndarë këtë koment edhe në Instastory duke taguar personin në fjalë teksa shkruan “Ç’i beri qeni im Anxhelines, ose me mir ta themi cfar ka Anxhelina me grate me qen, me grate beqare, me grat qe bashkjetojne mbajne dhe qen!!!! Beje pushim shpirt sot e diele!”