Marrëveshja ndërmjet Barcelonës B dhe Albacetes për sulmuesin shqiptar Rey Manaj është përfunduar, por lojtari ende nuk është prezantuar te klubi i ri.
Arsyeja që lojtari ende nuk është prezantuar zyrtasrisht është e pazakontë. Manaj ka një problem në vesh dhe nuk këshillohet të udhëtojë me avion. Ai duhet të shërohet e më pas të udhëtoj drejt Barcelonës, shkruan Gazeta Sinjali.
Megjithatë nuk ka vend për panik, pasi sulmuesi i Shqipërisë ka arritur akordin për 3 milionë euro me një kontratë 3 vjeçare.
Ai do të zbresë nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Tretë. /Gazeta Sinjali/