Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
I prangosuri dyshohet se disa herë e kishte ngacmuar seksualisht viktimën e mitur, njoftojnë burimet e Sinjalit brenda Policisë.
Sipas këtyre burimeve i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse rasti është hapur si “ngacmim seksual”.