Krahas emocioneve në fushë, Kupat e Botës ndër vite janë shoqëruar edhe me këngë që janë kthyer në simbole të futbollit dhe kanë mbetur gjatë në kujtesën e tifozëve.
Në mesin e hiteve më të mëdha të Botërorëve spikat “Waka Waka (This Time for Africa)” e Shakirës dhe grupit Freshlyground, kënga zyrtare e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, e cila konsiderohet si një nga këngët më të suksesshme të historisë së këtij turneu.
Kënga ka arritur mbi 1 miliard dëgjime në platformat muzikore, duke lënë pas shumë hite të tjera të lidhura me kampionatet botërore.
Në mesin e këngëve më të dëgjuara renditet edhe “Ole Ola (We Are One)” nga Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte, e publikuar për Botërorin 2014 në Brazil, si dhe “Live It Up” nga Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi për Botërorin 2018.
Ndër këngët ikonike të dekadave të kaluara vazhdon të mbetet “Cup of Life (La Copa de la Vida)” nga Ricky Martin, kënga e Botërorit 1998, e cila është kthyer në një himn të tifozëve të futbollit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!