image Nga Trusti tregojnë nëse vlejnë aplikimet në faqen e sulmuar

Financa

Nga Trusti tregojnë nëse vlejnë aplikimet në faqen e sulmuar

news image

Të gjithë ata persona që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit në faqen www.trusti10.org, atëherë aplikimi do të jetë i vlefshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, ka thënë se të gjithë ata që kanë dyshime se a e kanë kryer aplikimin me sukses, mund ta provojnë edhe njëherë.

“Nëse kanë dyshime kontribuuesit a e kanë kryer aplikimin me sukses, mund ta provojnë të regjistrohen edhe njëherë edhe ju del mesazhi që ju konfirmon atë”, ka thënë Demi, për Gazetën Sinjali.

Sot në orën 15:00 u hap aplikimi për tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve nga Trusti. Por, zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi njoftoi se faqja është mbyllur për shkak të sulmeve kibernetike.

/Gazeta Sinjali