image Nga tekst në video – Bing i Microsoft-it nis epokën e re me Sora

Teknologji

Nga tekst në video – Bing i Microsoft-it nis epokën e re me Sora

news image

Microsoft ka prezantuar një funksion të ri në motorin e tij të kërkimit Bing – një gjenerator videosh të mundësuar nga inteligjenca artificiale. Ky mjet, i quajtur Bing Video Creator, është i fuqizuar nga modeli më i fundit i OpenAI, Sora, i cili mund të krijojë video të shkurtra duke u bazuar në përshkrime tekstuale.

Sipas Telegrafit, veçoria është tashmë e disponueshme falas për përdoruesit e aplikacionit celular të Bing dhe pritet të zgjerohet së shpejti edhe në versionin desktop dhe në platformën Copilot Search.

Microsoft, i cili ka investuar miliarda dollarë në OpenAI për të avancuar zhvillimet në fushën e AI-së, ka qenë ndër të parët që integroi aftësitë gjeneruese të imazheve nga DALL·E në Bing gjatë vitit 2023. Prandaj, integrimi i teknologjisë së videove nga Sora është një hap i pritshëm drejt forcimit të pozicionit të tij në garën e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, modeli Sora pati një nisje të vështirë. Ai u kritikua nga CEO i YouTube për mënyrën se si ishte trajnuar dhe gjithashtu u përball me reagime të ashpra nga disa pjesëmarrës të fazës së testimit të hershëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/