image “Nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselinoviqit”, Selimi citon Kadajn-Bujupin se çka thoshte për shefin e saj

Politikë

Seanca/ “Nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselinoviqit”, Selimi citon Kadajn-Bujupin se çka thoshte për shefin e saj

news image

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka cituar disa deklarata të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, për Ramush Haradinajn, kur kjo e fundit ishte pjesë e LVV-së.

“E mora fjalën që të mos pajtohem me kolegen Kadaj. Kur është votuar qeveria Haradinaj zonja Kadaj thotë kështu, nga Ramushi komandant i UÇK-së, në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, Srpska, dhe Vuciqit, andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi…Donikë, performoni pak më mirë”, ka thënë Selimi ndër të tjera.

E këtu, ka replikuar vetë Kadaj-Bujupi duke i thënë ish-bashkëpartiakut.

“Rexhë faleminderit shumë, po e kam thënë por Ramush Haradinaj u prishë me Listën Serbe në momentin kur ka ardhë puna me u nda Kosova…E ti erdhi momenti dhe po ja jep taksën për me e nda Kosovën, ky është dallimi”, tha Kadaj – Bujupi. /Gazeta Sinjali/