image Nga QKUK flasin për gjendjen e punëtorëve të “Besa Security” që u plagosën afër Badovcit

Shëndetësi

Nga QKUK flasin për gjendjen e punëtorëve të “Besa Security” që u plagosën afër Badovcit

news image

Dy punëtorët e kompanisë së sigurimeve “Besa Security” që u plagosën më 8 mars në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit, në një tentim grabitje të armatosur, janë në gjendje stabile dhe po vazhdojnë të trajtohen në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Torakale në QKUK, Saudin Maliqi, i cili tha se njëri nga të plagosurit po trajtohet në këtë klinikë, ndërsa tjetri në Klinikën e Mjekimit Intensiv.

“Dy pacientët janë në gjendje stabile pas ndërhyrjeve kirurgjike që u janë bërë. Njëri është në Kliniken Torakale, kurse tjetri në Mjekim Intensiv. Ata do të jenë të mbikëqyrur për së afërmi me përkujdesje mjekësore të duhur”, tha Maliqi për Sinjalin.

Të plagosurit ishin duke transportuar para me një automjet të kompanisë në momentin që u plagosën.

/GazetaSinjali/