image Nga një muaj paraburgim dy shtetasëve të Marokut, thyen veturat dhe vodhën gjësende me vlerë në Prishtinë

Siguri

Nga një muaj paraburgim dy shtetasëve të Marokut, thyen veturat dhe vodhën gjësende me vlerë në Prishtinë

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.K. dhe M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ nga neni 315 paragrafi 1, lidhur me nenin 31  të KPRK-së.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPP-së  kundër të pandehurve S.K. dhe M.G. dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tyre, për shkak se të pandehurit janë shtetas të huaj dhe të njëjtit me qellim të shmangies nga përgjegjësia penale mund të kthehen përsëri në vendin e tyre në Marok dhe kështu mund edhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu nëse do të jenë në liri të njëjtit se mund të përsërisin veprën penale ose të kryejnë vepra të ngjashme penale.

Të pandehurit S.K. dhe M.G. dyshohen se me datë 17.05.2020, rreth orës 09:00, me qëllim të përfitimit të tyre, në mënyrë të kundërligjshme kishin shkuar mbrapa ‘Interexit’ në Prishtinë në afërsi të QKUK-së, dhe duke vërejtur veturat e parkuara të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy persona të panjohur deri me tani, kishin filluar që me mjet të fortë fillimisht t’i thyejnë  xhamat e veturave që kanë qenë të parkuara në parking ku kishin marr  parfume, telefona dhe syze  dhe në tentim për të ikur të njëjtit janë arrestuar nga policia në oborrin e QKUK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, transmeton Gazeta Sinjali.

Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/