image Nga nesër punëtorët shëndetësor furnizohen me pajisje personale mbrojtëse

Kosovë

Takimi/ Nga nesër punëtorët shëndetësor furnizohen me pajisje personale mbrojtëse

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar se pas kërkesës së tyre që punëtorët shëndetësor të pajisen me materiale mbrojtëse personale, ajo pritet të realizohet që nga dita e nesërme.

Kështu iu është bërë e  e ditur pas takimit që përfaqësues të kësaj organizata kanë realizuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Pas takimit të përfaqësuesit të FSSHK-së në Bordin Drejtues të FSSHK-së Dr. Islam Krasniqi të zhvilluar me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, Sekretarin e Përgjithshëm Dr. Naim Bardiqi si dhe Këshilltarin e Ministrit Dr. Mirsad Shkreta ku është diskutuar kërkesa e FSSHK-së për pajisje të punëtorëve shëndetësore me pajisje personale mbrojtëse me qëllim të ruajtes së shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësor të cilët janë në vijën e parë të frontit ndaj luftës me Covid-19, ka marr zotimin nga të lartëpërmendurit se qysh nga nesër datë 31 Mars 2020 do të fillohet furnizimi në të gjitha institucionet shëndetësore me material mbrojtës për punëtorët shëndetësor”, thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/