Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e interesuar për të punuar në Gjermani, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo ambasadë ka njoftuar se nga nesër, 1 korrik 2021, të interesuarit mund të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini.
Mirëpo, për ta bërë një gjë të tillë, ambasada gjermane ka vendosur një kusht.
Aplikantët duhet të jenë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.
“‘Rregullorja për Ballkanin Perëndimor’ e rinovuar, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021. Me këtë, shtetasit e Kosovës do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani deri më 31 dhjetor 2023. Më 1 gusht 2021 shqyrtimi i kërkesave për viza të tilla për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-9 do të jetë sërish i mundur”, thuhet në njoftim.
Udhëzime të rëndësishme:
– Ju lutemi të regjistroheni vetëm nëse tashmë e keni kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe keni marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Shtyerja e termineve për një muaj të mëvonshëm nuk është e mundur.
– Regjistrimi i kërkesës së re për caktimin e një termini është i domosdoshëm. Regjistrimet sipas Rregullores së vjetër për Ballkanin Perëndimor nuk janë më valide.
– Lista e pritjes për regjistrimin e kërkesës për termine të lira për muajin vijues do të hapet çdo muaj. Nëse nuk keni sukses, keni mundësi të regjistroheni në muajin vijues.
– Në momentin e parashtrimit të kërkesës për vizë duhet të dorëzohet dokumentacioni mbi statusin e vaksinimit. Për udhëtimet hyrëse kërkohet një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë të paktën 14 ditë më parë me një nga vaksinat e aprovuara në Gjermani.
Informata më të hollësishme gjeni në faqen e internetit:https://pristina.diplo.de/…/fillimi-i-punesimit…/1767176./Gazeta Sinjali/