Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka bërë të ditur se nga nesër do të mbyllen të gjitha parqet në të gjitha qytetet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.
“Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00. Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetarë që t’i frekuentojnë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në Kosovë janë shënuar gjithsej 24 persona të infektuar me koronavirus,/Gazeta Sinjali/