image Nga kjo javë vaksinimi në Kosovë do të bëhet edhe gjatë vikendeve e festave zyrtare

Shëndetësi

Nga kjo javë vaksinimi në Kosovë do të bëhet edhe gjatë vikendeve e festave zyrtare

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga kjo javë qytetarët e vendit do të mund të vaksinohen edhe gjatë vikendeve e festave zyrtare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook është bërë e ditur se ky vendim është marrë për të lehtësuar procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së qytetarëve për vaksinim.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.

E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.

Të njejtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

/Gazeta Sinjali/