Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga kjo javë qytetarët e vendit do të mund të vaksinohen edhe gjatë vikendeve e festave zyrtare.
Nëpërmjet një postimi në Facebook është bërë e ditur se ky vendim është marrë për të lehtësuar procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së qytetarëve për vaksinim.
Postimi i plotë
Të nderuar qytetarë,
Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.
E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.
Të njejtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14