Pas rreth dy muajsh me orar të zgjatur 12 orësh, zyrtarët policorë do t’i kthehen orarit 8 orësh.
Drejtori i Departamentit të Operacioneve, Afrim Ahmeti, ka kërkuar që pas 5 ditësh të rikthehet orari i zakonshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
“Pas analizimit të situatës dhe vlerësimeve që kemi pranuar nga ju, kërkojmë që duke filluar nga data 26.05.2020 në ora 7:00 të riktheheni në orarin 8 orësh”, thuhet në kërkesën e Ahmetit.
Orari i policëve në Kosovë është zgjatur për shkak të menaxhimit të pandemisë COVID-19.
Ata aktualisht po punojnë me orar nga ora 08:00 deri në orën 20:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 08:00. /Gazeta Sinjali/