image Nga kjo datë mund të hyni në Maqedoninë e Veriut pa testin PCR

Kosovë

Nga kjo datë mund të hyni në Maqedoninë e Veriut pa testin PCR

news image

Nga 12 tetori, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa pasur nevojë për testin PCR.

Lajmin e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’, Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi.

“Nga 12 Tetori kafe në Prishtinë pa PCR!”, ka shkruar Bekteshi.

Edhe zëvendëskryeministri, Artan Grubi, ka thënë se Maqedonia e Veriut nga 12 tetori po i hap kufijtë me fqinjët.

“Po i hapim kufijtë me fqinjët, nga 12 tetori”, ka shkruar Grubi.

Ky vendim i autoriteteve maqedonase vjen pasi situata pandemike në Kosovë pothuajse është normalizuar dhe për gati një muaj numri i rasteve të reja pothuajse është trefish më i vogël se rastet e shëruara. / Gazeta Sinjali/