image Nga kjo datë mbyllet çerdhja publike "Gëzimi Ynë" në Viti

Kosovë

Nga kjo datë mbyllet çerdhja publike “Gëzimi Ynë” në Viti

news image

Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se nga 15 korriku do të mbyllet çerdhja publike “Gëzimi Ynë”, duke shtuar se kjo po bëhet me qëllimin më të mirë të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve por edhe të shëndetit publik të qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se deri me tani janë 27 raste aktive me virus në këtë komunë si dhe kërkoi respektimin rigoroz të masave.

“Ne duhet të respektojmë masat mbrojtëse kundër parandalimit të përhapjes së virusit pandemik COVID-19. Prandaj kërkoj nga secili qytetarë vitias që të kenë kujdes të shtuar, të vendosin maska, të mbajnë distancën dhe higjienën personale vetëm kështu mund të parandalojmë përhapjen e këtij virusi”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se gjendja me këtë virus në këtë komunë është nën kontroll dhe se komuna e Vitisë po vazhdon me dezinfektime dhe klorifikime të hapësirave të ndryshme. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se pjesëtarët e policisë po bëjnë patrullime të vazhdueshme për tu kujdesur që po zbatohen masat anti COVID-19. Ai theksoj se siguria në këtë komunë është e mirë por rreziku nga koronaviursi është gjithandej.

“Gjendja e sigurisë në komunën tonë është e mirë por rreziku nga virusi pandemik është gjithandej. Prandaj kërkoj nga qytetarët tanë të jenë të disiplinuar dhe të respektojnë masat kundër këtij virusi. Nga nesër ne do të tërheqim vërejtjen qytetarëve të cilët nuk përdorin maska pasi që po rrezikojnë shëndetin publik”, u shpreh kapiteni Halili. Ai shtoj se ata po kujdesën që edhe sektori i gastronomisë të respektoj vendimin që të mos punohet pas orës 21:00./Gazeta Sinjali/