image Nga këto komuna janë 14 viktimat nga koronavirusi

Shëndetësi

Nga këto komuna janë 14 viktimat nga koronavirusi

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 14 persona kanë vdekur kurse 583 të tjerë janë infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 14 viktimat e 24 orëshit të fundit 3 prej tyre janë nga komuna e Prishtinës. Kurse komuna e Ferizajt dhe e Lipjanit kanë regjistruar nga dy raste të vdekjes.

Ndërkaq në Suharekë, Klinë, Vushtrri, Pejë, Deçan, Gjilan dhe Prizren në 24 orët e fundit është raportuar për vetëm nga një viktimë. /Gazeta Sinjali/