image Nga “ferri” në “parajsë”, De Light tregon si ndryshoi tek Juventusi

Kosovë

Sport/ Nga “ferri” në “parajsë”, De Light tregon si ndryshoi tek Juventusi

news image

Juventusi mundi Bayer Leverkusen 3-0, ndeshje në të cilën pamë versionin më të mirë të Matthijs De Ligt.

Holandezi dha provën e sigurisë në mbrojtje, me ndërhyrje të shkëlqyera, që na kujtuan kohët e tij tek Ajax. I intervistuar nga stacioni televiziv “Veronica”, mbrojtësi 20-vjeçar zbuloi se me kalimin e ndeshjeve, rakordimi me shokët e skuadrës dhe trajnerin është përmirësuar.

“Po mësohem me mënyrën se si luan Juventusi, sonte isha më mirë”, – tha qendërmbrojtësi.

Kundër Napolit, ai nuk shkëlqeu, veçanërisht. Në atë ndeshje bëri më shumë se një gabim, por debutoi në Serie A. Futbolli italian nuk është më i bukuri në botë, por sigurisht ndër më të vështirët.

“Do të më pëlqente të luaja pa gabime në debutim, por e di që nuk është e mundur. Ndoshta nuk ishte mirë për mua ta nisja në atë mënyrë. Tani e kuptoj se ishte njëlloj testi i përshpejtuar për procesin tim të rritjes”, – shton holandezi.

Gjykime pozitive ka marrë tashmë për aventurën italiane, megjithëse De Ligt duhet ta konsolidojë veten përfundimisht në skemat e Maurizio Sarrit

“Tani për tani, gjithçka po shkon mirë. Unë kam qenë kapiteni i Ajax dhe atje kam qenë në gjendje të them fjalën time me punë. Edhe këtu duhet ta meritoj vendin tim. Tani ndjehem sikur e kam gjetur vetveten dhe jam i lumtur për këtë. Italia njihet si një vend me ekipe që mbrohen, por trendi po ndryshon. Sarri? Kemi një trajner të ri dhe nuk jam i vetmi, që akoma duhet të përshtatem me atë që kërkon. Fatkeqësisht e kam lluar keq, por me rëndësi është të përmirësohesh çdo ditë dhe në çdo ndeshje”, ka deklaruar ai.